Policia e Kosovës edhe sot ka zhvilluar kontrolle në kanalin e Ibër-Lepencin në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka njoftuar se gjatë këtyre kontrolleve janë kryer bastisje dhe janë konfiskuar tri pushkë gjuetie.
Sipas tij, nuk ka të arrestuar, ndërsa kontrollet janë kryer së bashku me Njësinë Policore K-9.
“Sot kemi pas kontroll të terrenit përgjatë kanalit në Varagë, po ashtu edhe bastisje. Kemi konfiskuar 3 pushkë gjuetie por nuk kemi të ndaluar apo të arrestuar. Kontrolli i terrenit është kryer me njësinë policore K-9, e po ashtu edhe me njësitet tjera policore dhe tashmë ka përfunduar”, ka thënë Elshani.