“Serbisë 1.5 milionë dollarë”, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë numëron “shpenzimet e panevojshme” të USAID-it

Teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump planifikon të reformojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, ka prezantuar para publikut disa nga projektet e agjencisë që administrata e re, siç tha ajo i konsideron si “delirante dhe dashakeqe”.

Si një shembull, siç thuhet në deklaratë, të “abuzimit dhe humbjes së parave”, Levitt përmendi një milion e gjysmë dollarë për programet që promovojnë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen (DEI) në vendet e punës në Serbi.

Ajo nuk ka specifikuar saktësisht se cilat programe janë përfshirë në Serbi, ndërsa ka treguar se sa para janë ndarë për programe specifike në vende të tjera.

“Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka qenë e papërgjegjshme ndaj taksapaguesve për dekada duke ofruar shuma të mëdha parash për projektet e pakuptimta dhe, në shumë raste, me qëllim të keq të burokratëve, pothuajse pa asnjë mbikëqyrje”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Shpenzime dhe abuzime të ngjashme të panevojshme përfshinin 2.5 milionë dollarë për automjetet elektrike në Vietnam, 2 milionë dollarë për ndryshimin e gjinisë dhe aktivizmin LGBT në Guatemalë, 6 milionë dollarë për turizmin në Egjipt, 70,000 dollarë për muzikalin DEI në Irlandë, 47,000 dollarë për një operë transgjinore në Kolumbi dhe 32,000 dollarë për një shfaqje transgjinore në Peru.

“Unë nuk e di për ju, por si një taksapagues amerikan, nuk dua që paratë e mia të shkojnë në këto marrëzi dhe e di që as populli amerikan nuk e dëshiron atë,” tha Levitt në një fjalim para mediat.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, nën Presidentin Trump, kjo humbje dhe abuzim do të ndalet menjëherë.

Presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij po konsiderojnë bashkimin e Agjencisë së SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) me Departamentin e Shtetit, në mënyrë që të reduktojnë ndjeshëm numrin e punonjësve në agjenci për një efikasitet më të madh, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Reuters.

Ai shtoi se administrata Trump planifikon që së shpejti të informojë Kongresin për planet e Trump për të reformuar USAID-in dhe se ai ka ngarkuar Elon Musk me zbatimin e projektit.

Ndërkaq Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka konfirmuar se është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it.

USAID është donatori më i madh i vetëm në botë. Në vitin fiskal 2023, SHBA-ja shpërndau 72 miliardë dollarë ndihmë në mbarë botën, në fusha që variojnë nga shëndeti i grave në zonat e konfliktit te aksesi në ujë të pastër, trajtimi për HIV/AIDS, siguria e energjisë dhe puna kundër korrupsionit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews