Serbia ka gdhirë me komente në gojë në të gjitha mediet qendrore të Beogradit rreth aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSK) për krye terroristin Millan Radoiçiq me 45 terroristë serbë që hynë ilegalisht në Kosovë për të ndezur luftën për ndarjen e veriut dhe bashkimin e saj me Serbinë.
“Aktakuza e Kosovës për rastin e Banjskës, ka elemente që janë pjesë e narracionit politik më shumë se që përfaqëson elemente të drejtësisë, por veprimi i prokurorisë së Prishtinës, tërheq vërejtjen në atë çka në fakt në të njëjtën kohë nuk ka bërë Prokuroria e Lartë Publike në Beograd”, ka thënë drejtori i Forumit për siguri dhe demokraci, avokati Luka Jovanoviq, duke komentuar aktakuzën kundër 45 përsonave, përfshirë Milan Radoiçiq.
Drejtori i Forumit ka lënë të kuptohet se sistemi i drejtësisë në Serbi, është dashur të ngrit aktakuza kundër grupit të Banjskës për të mos e sjellur Serbinë në pozitë të vështirë para faktorit ndërkombëtar.
Avokatë dhe zyrtarë nga fusha e drejtësisë së Serbisë, kanë folur në gjuhë komplimenti për Prokurorinë Speciale të Kosovës për punë serioze në ngritjen e aktakuzave për grupin terrorist të Banjskës në krye me Millan Radoiçiq.
“Për një vit prokuroria në Prishtinë ka ndërtuar aktakuzën prej më shumë se 150 faqesh, me 45 veta të akuzuar. Për gjithë këtë kohë, në Beograd për tërë incidentin e Banjskës, ekziston vetëm një i dyshuar i emëruar. Kjo flet shumë, apo jo?, thotë Jovanoviq”.
Sipas tij, pas kësaj aktakuze nga Prishtina, pushtetit në Serbi do t’i komplikohen gjërat për ta bindur Perërndimin dhe Brukselin se hetimi që do të ndodh në Beograd, e ka të lehtë.
“Kush, e si do ta ketë vështirë, dihet pasi deklarata e sotme e prokurorit të lartë publik të prokurorisë në Beograd Nenad Stefanoviq, spikat se aktakuza e Prishtinës nuk ka asnjë lidhje me banorët e rendit shtetërorë të Republikës së Serbisë”, thotë Stefanoviq .
Drejtësia zyrtare në Serbi, po e konsideron më të lehtë aktakuzën e Banjskës nga Kosova, nga fakti se në grupin e Radoiçiqit nuk ka të implikuar serbë me statutin e rendit kushtetues nga Serbia.
“Por, mendoj se e vështirëson pozicionin e Serbisë në këtë drejtim”, thotë një tjetër zyrtar ,Jovanoviq.
Por, edhe pse prokurorisë i janë në dispozicion armët, telefonat dhe shumë materiale tjera, Jovanoviq parashtron pyetjen që mbetet gjithnjë e hapur se 45 njerëzit e akuzuar ndodhen në territorin e Serbisë.
Serbia ka qenë në dijeni për ngritjen e aktakuzës së Banjskës nga Kosova, të cilën e ka ndihmuar SHBA dhe Eulex.
Shtypi qendror i Beogradit, asnjë herë si sot nuk ka gdhirë me kaq shumë shkrime dhe akuza ndaj Kosovës, duke filluar nga siç thuhet atje “aparteidi i Kurtit ndaj serbëve veriorë” e deri te “bllokada dy javore e institucioneve të Serbisë në veri, lidhur me mbylljen e komunave ilegale serbe.
Serbia para vështirësive të reja ndërkombëtare
Serbia ndodhet para një presioni ndërkombëtar për shkak të mos kryerjes së detyrave të shtëpisë në raport me Kosovën.
Ikja nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe refuzimi sistematik për bashkëpunim juridik me BE-në dhe SHBA-në për një sërë veprash penale nga trashëgimia e luftës së vitit 1998/99 dhe refuzimi i pranimit të Gjenocidit të Srebrenicës, e deri te vrasja e vëllezërve Bytyqi me nënshtetësi amerikane denoncojnë Serbinë në mënyra të ndryshme për të mbetur jashtë BE-së.
Kur kësaj i shtohet edhe aktakuza për Banjskën e PSK-së, mund të thuhet se Serbia është para sfidave të reja në një rrugë pa dalje.
Si pasojë e politikave të Serbisë në raport me refuzimet ndërkombëtare, hegjemonizimi nacionalist serb, po kërkon shteg dalje të një lloj kompensimi të BE-së me anëtarësim në organizatën Ruse BRICS me seli në qytetin më ekonomik të Rusisë Kazan.
Në BRICS aktualisht marrin pjesë Rusia, India, Brazili, Kina dhe Afrika e Jugut.
I dyti i Qeverisë së Serbisë Vulin ka raportuar nga Shën Petersburg pas takimit me Presidentin Rus Putin se nëse BE i bën presion Serbisë për pranim të marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit, Serbia do të anëtarësohet në BRICS, një organizatë që po nis me pesë shtete anëtare me synim të shndërrohet në një bllok të gjerë politik kundër SHBA-së dhe BE-së.
Serbia në BRICS synon të përfitojë nga marrëveshja për gazin natyral të kompanisë së interesave të shumë politikanëve rusë, gjermanë, hungarezë, sllovakë, dhe të qindra tjerëve nga BE-ia, për t’u bërë një liderë e Ballkanit Perëndimor duke përfituar edhe nga marrëveshjet tjera të këtyre shteteve me ekonomi sensacionale në reforma teknologjike e deri te industria e mishit nga Brazili që prodhuesit serbë nga blegtoria i ka sjellë para aktit të daljes në rrugë për protesta ./Telegram News