Aleksandar Mitroviq ka realizuar golin e dytë për Serbinë në ndeshjen kundër Zvicrës.
Mitroviq me një depërtim nga krahu i majtë, u la i lirë deri në zonën e rreptësisë dhe me një goditje të fortë mposhti portierin Kobel në minutën e 61.
Edhe pjesa e dytë ka nisur plogësht nga Zvicra që nuk pati raste shënimi, përveç golit të anuluar shkaku i pozitës së thellë jashtë loje.