Danimarka e ka eliminuar nga Euro 2024 Serbinë, në përballjen që përfundoi 0-0 në kuadër të Grupit C.
Danezët ishin superior nga minuta e parë e deri në të fundit, duke lënë ekipin serb për të shumtën e lojës vetëm në fazën defanzive.
Rastin e parë për Danimarkën e krijoi Alexander Bah, që rrezikoi në minutën e 16-të, por që topi shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.
Rast fantastik për të shënuar pati edhe Christian Eriksen (21’), mirëpo goditjen e tij e ndali portieri i ekipit serb.
Danezët vazhduan në minutat e mbetura të dominonin, ndërsa Serbia që mbrohej nuk arriti të regjistronte asnjë gjuajtje.
Edhe 45 minutat e dytë ishin pasqyrë e asaj të parës, me Danimarkën që sulmonte nga të dy krahët dhe qendra.
Ramus Hojlund dhe Andreas Skov Olsen tentuan nga distanca me disa harkime, por që ekipi serb ishte i kthyer me të gjitha forcat mbrapa.
Në minutën e 72-të, Joakim Maehle hakoi brenda zonës, mirëpo sërish mbrojtja kundërshtare ishte e ngjeshur.
Në Grupin C, Anglia e mbylli si lidere me pesë pikë, Sllovenia dhe Danimarka me nga tri, ndërsa Serbia që tregoi vetëm dhunë dhe urrejtje brenda dhe jashtë fushë mori dy pikë të pavlefshme dhe eliminimin e merituar.