Për herë të parë që nga nëntori kur serbët protestuan për humbjen e jetëve të 15 serbëve nga shembja e çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, sot serbët nga veriu shprehën solidaritet me studentët e grevës gjeneralë në Serbi.
Tubimin e ka ftuar Srgjan Gjorgjeviq i cili që më herët ka dërguar mbështetje për studentët në grevë anë e kënd Serbisë.
Mbështetje studentëve nga Kosova kanë dërguar duke shënuar simbolin e studentëve me shuplakë gjaku në bëzin e bardhë që tashmë është logoja kryengritëse e studentëve në Sebri për rrëzimin e pushtetit të Vuçiqit.
Tubimi i heshtjes së rreth 100 serbëve veriorë ka zgjatur 15 minuta, duke filluar rreth orës 12.00 dhe është mbikëqyrur nga Policia e Kosovës, thotë Kossev.
Në tubim ka folur Srgjan Gjorgjeviq, i cili ka arsyetuar thirrjen e serbëve për këtë tubim i mbështetur edhe nga sportisti serb i tenisit Novak Gjokoviq dhe shumë personaliteteve tgjera.
Të nderuar qytetarë, faleminderit që iu përgjigjët thirrjes për të mbajtur sot një aksion heshtjeje për vdekjen e 15 personave në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, që çoi në protesta masive në të gjithë Serbinë. Ky është mbledhja e parë këtu. Të gjithë e dimë se në këto rrethana nuk është e lehtë të shprehësh mendimin, qëndrimin apo solidaritetin”. /Telegram News