Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka reaguar pas pjesëmarrjes së Kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se tani që është koha e zgjedhjeve, Kurtit i duhet të vjedh pak lavdi nga Rugova.
Ai tha se politikat e partisë në pushtet nuk kan asgjë të përbashkët me Ibrahim Rugovën dhe se nderi më i madh që mund t’i bëjnë Rugovës, është që të heshtin.
Kritika pati edhe ndaj Presidentës Osmani e Ministrës së Punëve të Jashtme Gërvalla nga lista “Guxo” duke ju thënë se guxuan të shanin LDK por nuk guxuan as me gjysmë fjale të kundërshtonin Kurtin në të gjitha siç i quajti ai skandalet e tij.