Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, komentoi vizitën e kryeministrit Kurti në Veri në emisionin “Frontal” të T7, duke thënë se veriu nuk integrohet vetëm duke shkuar për të ngrënë bukë atje.
Selmanaj gjithashtu vlerësoi se strukturat paralele të Serbisë në Kosovë nuk janë më aq të fuqishme dhe të organizuara si më parë.
Ai kritikoi mënyrën e integrimit të Kurtit, duke thënë se kjo qasje nuk do të sjellë rezultatet e pritura.