Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha për Sky News se Presidenti Joe Biden “nuk e përjashton” mundësinë që Ukraina të përdorë raketat me rreze të gjatë për të goditur objektiva në Rusi.
Blinken komentoi pas deklaratave të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili kërkoi lejen për të përdorur këto raketat për të rritur presionin ndaj Moskës.
Blinken theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me armët e nevojshme dhe do të shqyrtojë faktore të tjerë për përdorimin e raketave.