Së paku pesë persona të vrarë në Cetinje të Malit të Zi pas rrahjes në një kafene – policia tregon emrin e të dyshuarit

Të paktën pesë persona janë vrarë sot në Cetinje të Malit të Zi, ndërsa policia është në kërkim të Aco Martinoviqit nga Cetinja, raporton Vijesti.

Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja ndërsa dyshohet se numri i viktimave të vrasjeve është më i madh, raporton “Vijesti“.

Festën e përgjakshme Martinoviqi (i dyshuari), e nisi në kafenenë “Velestovo”, afër një Qendre Sportive.

Pas krimit në atë kafene i dyshuari, vazhdoi “festën e përgjakshme”. Siç raporton “Vijesti”, fillimisht në atë lokal ka ndodhur përleshja, pas së cilës i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Drejtoria e Policisë i ka apeluar qytetarëve të Cetinjës që të qëndrojnë në objektet e tyre banesore, “ndërsa të gjitha njësitet policore në dispozicion janë në terren dhe janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të juridiksionit të tyre me qëllim të vënies nën kontroll të situatës dhe ndjekjes penale të autorëve”.

“Njoftojmë publikun se kjo është një ngjarje situative, e cila nuk është rezultat i goditjes së grupeve të organizuara kriminale me rrezikshmëri të lartë. Për të zgjidhur këtë situatë krize, në terren janë dërguar njësitet speciale të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews