​Sarrazin: Nevojiten kompromise jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se duhen kompromise jo të lehta mes Kosovës dhe Serbisë për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai të enjten pasi përfundoi takimet në Kosovë, theksoi para mediave nevojën e bashkëpunimit të vendeve të rajonit për tregti të përbashkët, duke shtuar se iu ka kërkuar vendeve kompromise për lirinë e mallrave, parasë dhe tregtisë në rajon.

“Ideja është të sjellë rajonin e Ballkanit Perëndimor në parimin e partnerëve të barabartë së bashku drejt Bashkimit Evropian. Për këtë, ne kemi nevojë për bashkëpunim rajonal dhe kemi nevojë që rezultatet konkrete për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të jepen nga njerëzit. Rezultatet që tregojnë se kufijtë po bëhen më pak të rëndësishëm, për këtë është i rëndësishëm progresi tregtar, ekonomik, bashkëpunimi. Ne duam të arrijmë një përparim ambicioz në muajin tetor në Berlin. Unë erdha sot në Prishtinë dhe javën e ardhshme do të udhëtojë në të gjithë rajonin për të përgatitur rezultatet konkrete për njerëzit në Ballkanin Perëndimor, për të ecur në rrugën e duhur për të ecur përpara, këto rezultate të fituara për jetën e të gjithë qytetarëve në rajon. Por për këtë na duhet kompromisi dhe ndonjëherë edhe gatishmëria për lëshime, për të rënë dakord për marrëveshje politike, të cilat nuk janë të lehta për Serbinë, dhe nuk janë të lehta as për Kosovën”, tha ai.

Megjithatë, ai shprehu shqetësimin, për siç tha se ende vendet e rajonit nuk janë në nivelin e duhur për të sjell rezultate konkrete të bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Po largohem i shqetësuar se nuk jemi ende aty. Nëse nuk arrijmë rezultate më të mira për këtë në samitin e 14 tetorit, jam i shqetësuar se nuk do ta arrijmë synimin tonë për të dhënë një sinjal të fortë se bashkëpunimi rajonal, tregu i përbashkët rajonal dhe procesi i Berlinit janë formati në rajon, i cili mund të sjellë rezultate konkretisht për qytetarët në terren”, tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews