Rusia në intensifikim kriminal për rrënimin e Evropës

Rusia synon shpërqëndrimin e Evropës me plane për atentate në figurat me ndikim në forcimin e logjistikës anti ruse që dërgohet në Ukrainë.

Në planin tjetër, Rusia organizon manovra të shpeshta me Kinën në Detin kinez.

Porta e hapur e Rusisë për destabilizim real, mbetet Ballkani Perëndimor, një referencë territoriale e segmentit gjeopolitik ku Rusia akoma synon përforcimin strategjik për ta bërë Serbinë lojtari hegjemonistë për formimin e Serbisë së madhe.

Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij, rrallë ndonjë ditë nuk flet për bazat ushtarake të Serbisë rreth Kosovës, si një patkua që rrethon thembrën e Akilit, duke krijuar drama paniku se Serbia po përgatitet ta sulmojë Kosovën.

Ky informacion i shpeshtë qeveritarë, përshkohet me frikë në popullin e Kosovës që numerikisht nga regjistrimi në regjistrim, zvogëlohet për nga 200 mijë njërëz, çoftë në procese të rënjes demografike, çoftë të migrimit social nëpër të cilin proces kalon Kosova me dekada e dekada.

Serbia nuk e mohon ndërhyrjen në Kosovë, për ripushtimin e saj, por Vuçiq ka thënë se ndaj Kosovës e pret momentin më të përshatshëm historik.

Më në fund edhe Departamenti Amerikan i Shtetit , gjithnjë e më shpesh po e thotë zëshëm se Serbia po punon për shkëputjen e veriut të Kosovës dhe të Republikës serbe për ta formuar Serbinë e madhe .

Në Kosovë Lista Serbe dhe forca të shumta të Mbrojtjes Civile dhe ushtarake nga Serbia, janë në skenën radikale kundër forcave të NATO-s dhe Policisë së Kosovës dhe si dëshmi e kësaj ishte aksioni i datës së 24 shtatorit 2023, kur Serbia veç ishte përgatitur ta fillonte një lutë në veri.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, presidenti Millorad Dodik, paralajmëron çdo ditë shkëputjen e territorit serb nga federata Boshnjake.

DASH, po intensifikon vazhdimisht përpjekjet e unifikimit të sigurisë me Evropën.

Në mënyrë që informacionet e rrezikshmërisë t’i operojnë bashkërisht duke ndaluar shërbimet sekrete të Putinit të ndërmarrin aksione ndaj pikave strategjike .

Ekspertët e sigurisë nuk përjashtojnë mundësinë e një konflikti në veri të Kosovës dhe në BeH nga Serbia si lojtari i Rusisë në terrenin e Ballkanit Perëndimor./TelegramNews.com

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews