Rumunët i vazhdojnë fyerjet raciste ndaj Kosovës

Rumunët po vazhdojnë të bëjnë fyerje raciste ndaj Kosovës.

“Viktimë” e radhës e tifozëve rumunë ishte sulmuesi Astrit Selmani, pas fyerjeve që ndodhën më herët këtë muaj ndaj Kombëtares së Kosovës, e cila u tërhoq nga fusha e blertë dhe nuk u kthye më.

Sulmuesi kosovar ishte pjesë e Dinamo Bukureshtit mbrëmë në fitoren 1:0 ndaj Petrolulit, në kuadër të xhiros së 17-të të kampionatit rumun.

Madje, përfaqësuesi kosovar ishte hero i Dinamos pasi ky ekip i siguroi tri pikë falë golit të tij.

Por, gjatë ndeshjes, Selmani, i cili i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 4 asistime në 15 ndeshje në Rumani në këtë edicion, ishte cak i sulmeve të tifozëve të ekipit kundërshtar.

Ai thotë se është fyer nga tifozët e Petrolulit, ndërsa ka kërkuar që të pezullohem ata për këtë veprim.

“I fituam tri pikë dhe jam i lumtur për këtë. Ka pasur edhe momente të tensionuara. Ajo që ndodh jashtë fushës është diçka tjetër, ata (tifozët) duhet të pezullohen pas asaj që ndodhi”, deklaroi fillimisht Selmani, shkruan mediumi rumun “gsp.ro”, përcjell Express.

“Më kanë fyer, ka pasur edhe sulme raciste ndaj meje. Fansat e tyre bërtisnin. Ata duan të provokojnë. Nuk është hera e parë që më shajnë”, vazhdoi 27 vjeçari.

Sa i përket lojës së ndërprerë mes Rumanisë dhe Kosovës, të cilën më pas e fituan në tavolinë rumunët me rezultat 3:0, ai nuk deshi të komentonte shumë, duke u treguar i matur dhe i kujdesshëm.

“Ne (Kosova) dolëm dhe e ndihmuam Rumaninë ta fitonte grupin. Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur.”

“Nuk po e sfidoj askënd, jam i bindur që në tribuna ka shumë njerëz të mirë.”

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews