Rukiqi: Dikur Kurti i kishte prioritet minatorët, tani nuk merret me ta

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për mungesën e angazhimit ndaj minatorëve që janë pa paga për dy muaj.

Rukiqi theksoi se dikur Kurti e kishte prioritet sektorin e minatorëve, por tani nuk gjen kohë për të adresuar këtë problem. Ai vuri në dukje se për të mbuluar borxhin e një kompanie, për të cilën Kurti nuk ka ofruar asnjë zgjidhje në tre vjet e gjysmë në pushtet, situata është bërë më e vështirë.

“Sikur për çdo temë tjetër, Kryeministri ka dhënë fjalë të mëdha dhe ka premtuar zgjidhje për gjithçka, pa analizuar thellësisht problemin dhe pa kuptuar se çfarë mund të bëhet në realitet. Tani, ai nuk po realizon premtimet dhe as nuk po angazhohet fare për kategoritë që deklarativisht i ka trajtuar si prioritete, siç janë minatorët,” tha Rukiqi.

Rukiqi gjithashtu kritikon aktivitetin aktual të Kurtit, duke theksuar se ai ka qëndruar në Paris për gati pesë ditë me para të taksapaguesve, pa ndonjë aktivitet që kontribuon në zhvillimin e vendit. “Ai po qëndron në Paris pa asnjë aktivitet në dobi të vendit, as të ekonomisë, as investimeve dhe zhvillimeve ekonomike. Nuk e gjen kohën për të thënë një fjalë për minatorët dhe për zgjidhjen e problemit të tyre, por gjen kohë për të luajtur rolin e komentatorit sportiv,” përfundoi Rukiqi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews