Rritja e temperaturave vështirëson punën në Pallatin e Drejtësisë, deri në 30 gradë brenda sallave

Me rritjen e temperaturave, është vështirësuar puna në sallat e gjykimit në Pallatin e Drejtësisë, kjo për shkak se temperaturat brenda këtyre sallave shënojnë deri në 30 gradë.

Monitoruesit që janë vazhdimisht pjesë e procesit të monitorimit, vërejnë se gjendje pothuajse e njëjtë është në të gjitha sallat në Objektin D dhe se kjo gjë po vështirëson punën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Naim Rrustemi nga Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë,  ka thënë se është intervenuar në hapjen e dritareve dhe në një pjesë të klimatizimit, por që ka nevojë ende të investohet.

“Shoqatat Sindikale të Pallatit të Drejtsisë në vazhdimësi ka ngritur shqetësimet e saja lidhur me problematikat e ndryshme të cilat e kanë penguar punën normale të të gjithë të punësuarve në Pallatë dhe të palëve, duke ju drejtuar me shkresa të gjitha institucioneve relevante, madje ka përdorur edhe protestën lidhur me sajimet e këtyre problemeve. Dhe KGJK dhe SKGJK ka adresuar këto shqetsime tek Ministria e cila është kompetente për mirëmbajtjen e Pallatit. Dhe mbas gjitha këtyre kërkesave është intervenuar duke bërë: 1- Hapjen e dritareve të objektit të Pallatit në masën e mbi 95% të tij 2- Klimatizimi është rregulluar në një masë, por jo të kënaqshme”, thuhet në përgjigjen e Rrustemit.

Ai tha se shqetësimet më të mëdha shfaqn në Objektin D, ku ka më shumë palë.

Lidhur me këtë situatë, “Betimi për Drejtësi” ka dërguar pyetje në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, mirëpo të njëjtit deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe më 26 gusht të vitit 2022 punëtorët e Pallatit të Drejtësisë kishin protestuar për kushtet jo të mira të punës në këtë objekt dhe atë për temperaturat e larta dhe mosfunksionimin e sistemit të klimatizimit brenda këtij objekti.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në tetor të vitit 2022 kishte marrë vendim për reduktimin esencial të aktiviteteve të punës në Objektin C të Pallatit të Drejtësisë, aty ku janë të vendosura Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, për shkak të mungesë së oksigjenit dhe problemeve shëndetësore që iu shfaqeshin  punëtorëve dhe stafit shkak i gjendjes së objekteve

Po ashtu në korrik të 2023 KGJK kishte paralajmëruar ndërpreje të punës në Pallatin e Drejtësisë për shkak të temperaturave të larta si pasojë e mungesës së klimatizimit, duke u drejtuar një letër të hapur udhëheqësve të institucioneve të Kosovës për përmirësim të gjendjes

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews