Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se të paktën 87 persona janë vrarë në një sulm izraelit në Beit Lahia, në veri të Gazës, që ndodhi natën e së shtunës.
Sipas kësaj ministrie, ky numri përfshin 27 trupa të nxjerrë deri më tani dhe 60 njerëz të tjerë nën rrënoja, shkruan CNN.
“Më shumë se 40 persona janë plagosur, duke përfshirë një numër rastesh shumë kritike”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.