Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se skema e shtesave për fëmijë po dyfishohet.
Kurti në konferencë për media ka thënë se për fëmijët e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë nga 20 euro në muaj për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë shtesat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve.
“Kemi edhe një lajm të mirë, Skemën e shtesave për fëmijë po e sjellim te ri dizajnuar dhe me rritje të shtesave të cilat po i dyfishojmë për shumicën e nënave e në disa raste edhe trefishojmë kur nënë ka tre fëmijë apo më shumë. Për fëmijë e parë dhe të dytë shtesat e reja do të jenë ka 20 euro në muaj secilin, ndërsa për nënat që kanë tre fëmije e më shumë shtrat do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve”, ka thënë ai.