Rrëfimi prekës i Drenushës në BBVK

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi ka treguar një pjesë të historisë së saj.

Drenusha: Kam qenë e mërzitur për shkak të fëmijëve që i kam lënë jashtë dhe jam penduar që jam këtu, sidomos mbrëmë, kur kanë qenë disa pyetje të çuditshme, pyetje që kanë ardhur nga jashtë, por edhe nga babai i fëmijëve të mi, që mund të shfrytëzojë këto në gjyq kundër meje. Është edhe një pjesë tjetër; unë jam shumë e lidhur me fëmijët, sepse kur i kam lënë fëmijët dhe kam hyrë këtu, ka një mall që vret.

Në lidhje me pyetjen që ke qenë pjesë e intervistave, le të dëgjojmë rrëfimin e Drenushës:
Kam pasur një jetë të vështirë, kam lindur në vitin 1985 në Prishtinë dhe vdekja e babait ka qenë shumë e rëndë për mua. 27 vjet nuk e kam pranuar faktin që babi ka vdekur dhe me vdekjen e tij ka ndryshuar jeta ime. E mbaj mend që nuk kam mundur ta festoj ditëlindjen dhe kur hapja frigoriferin, kishte vetëm një gjellë.

As vëllau im, që ka qenë një tekstshkrues i këngëve, nuk ka pasur një jetë të lehtë, ka pasur probleme me depresionin, dhe unë kam pasur shumë probleme me ankthin dhe gjumin. Në vitin 2013, kam njohur babain e fëmijëve të mi, edhe pse kam pasur dashuri më të forta edhe para tij, dhe vendosa të shkoj në Suedi, sepse kuptova që isha shtatzënë. Ka qenë shumë e vështirë të jetoj pa dokumente, pa bukë e pa banesë, edhe pse shteti suedez nuk më dha leje qëndrimi, përveçse për të fjetur në hotele. Nuk kam mundur ta shijoj jetën atje.

Kështu kanë filluar problemet me ish-burrin, dhe në momentin kur i kam dhënë fund lidhjes, kam kuptuar që isha shtatzënë, dhe kështu kam vendosur të mos i jap fund lidhjes. Gjerat u përkeqësuan aq shumë që shteti suedez ka reaguar, sepse ai ishte shumë agresiv dhe unë kam rënë në depresion, ku më kanë caktuar dhoma të ndara.

Duke qenë në dhoma të ndara me djalin tim dhe duke e përkujdesur atë, kam filluar përsëri lidhjen me partnerin tim dhe këtu kanë filluar edhe më shumë problemet. Pas të gjitha këtyre peripecive, unë e kam përfaqësuar Kosovën në spektakle miss, duke lobuar për shtetin e Kosovës. Jeta më ka mësuar të jem e sfiduar, e fortë, dhe jam gruaja me zë të momentit, tha Drenusha.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews