Rrëfime nga fëmijëria – Kur njerëzit e vegjël flisnin në radio

Sorabi dhe Mirvani vetëm sa kishin mbërritur nga Siria e arit të kuq.Sorabi ishte nip i hallës dhe fliste një shqipe të lehtë,ndërsa Mirvani kishte mësuar për fenë në Stamboll dhe atje kishte përfunduar në kurthin e politikës kurde dhe ndiqej nga shteti turk.

Flitej shumë për të dytë dhe ata do të vinin në ish trojet e gjyshërve.
Unë isha fëmijë dhe po qëndroja në trapazan,pranë jorganëve dhe batanijeve,kur ata trokitën në odë me jastëkët e kallëpt ngjyrë gjaku që rrethonin odën si një mur tullash oborrin.
Sorabi nxori nga valigjia një radio të kuqe me një vegë të bardhë dhe i vendosi baterinë katrore në fund të pjesës së përhirtë që shenohej me dy vegë në plasstikën e zezë.

E soll rrotën kah ana e majtë dhe filloi ta shetiste akrepin e monitorit të ngushtë në kërkom të radiostacionit të Prishtinës.
Ishte hera e parë që dëgjoja radio në të cilën flisnin njerëzit.
U zgjova në shpejtësi t’i thërrisja shokët e fëmijërisë duke u thënë të vinin e t’I dëgjonin njerëzit e vegjël kah flasin në radio.
Në logjikën timë ,njerëzit që flisnin mund të ishin sikur sot alienët,për të cilët flitet shumë,por dihet pak nëse jetojnë në ndonjë planet,apo më konkretisht në një të katërtën e planetit të kuq , që është Marsi.
Ishte mbrëmje verore kur fëmijët e mbushën odën.

Oda filloi të mbushej mysafirë të rëndë e fqinjë të cilët vinin t’i shihnin Mirvanin dhe Sorabin,për të cilët ishte folur prej ditësh .
Dytë ishin fetarë ,e Mirvani kishte titull profesori të teologjisë dhe mund të bëhej pjesë e bashkësive islame ose e filozofisë nëse e mësonte më mirë gjuhën shqipe.

Ne fëmijët kishim rënë rreth radios nën kurreshtjen t’i shihnim njerëzit e vegjël si flisnin në gjuhën shqipe.Në mendjet tona ishte revolucioni i ndjenjve që do ta goditnin njerëzimin e cdo gje do të dihej përmes kutive të zeza , që do ta pushtonin planetin tonë dhe cdo arritje, vlerësohej si një fund I botës.
Njeriu ,nuk duhej të prekte në punët e Zotit,prandaj ne do ta merrnin denimin për shkak që kishim futur alienë në kutinë e kuqe që të tregonin se cka andodhte në botë.

II.

Dielli perëndont dhe në horizontin perëndimor ishte skuqur qielli sikur ta shpërndash ngjyrën e kuqe në një bez të bardh.
Radio fliste e ne shikonim perëndimin e kuq të diellit.
Më në fund u ngritën burrat ta shihnin pikturën e kuqe të qiellit nën drojen se kjo nuk ishte shenjë e mirë.
U ngrit edhe Mirvani me Sorabin dhe Mirvani i pari tha se kjo ngjyrë simbolizon gjakun që do të derdhet në tokë nga luftërat që po përgatiteshin .

Në lindje kishin arritur armë që e gjenin dritën dhe ne kur të flenim ,duhej ta vendosnin nga një batanije të zezë në dritare që të mos dukej drita e llambës së vajgurit.
Mirvani foli dhe shpjegoi kuranisht ngjyrën e kuqe në qiell.Sorabi vetëm lëshoi një klithmë “Alla-alla” dhe u futën brenda.
Unë fola I pari dhe thashë pranë babait se kështu e kisha parë qiellin të paktën 50 herë,por kurrë nuk kishte ndodhur asgjë e keqe në tokë!
Heshtë , më briti babai!
Kjo s’është punë për ty!

Unë kur dola në oborr ,shtihesha në shpinë dhe ngulja sytë në qiell.Shikoja lëvizjet e reve dhe bërjen e figurave të ndryshme nga lëvizja e reve të bardha.
Në qiell shpesh ndërtoheshin përbindësh të frikshëm dhe ashtu me sy në qiell më zinte gjumi shumë shpesh në oborr e kudo në fusha.
Isha kurreshtar të di cka po ndodhte në qiellin e legjendave të kulqedrave dhe luftës së tyre me rrufetë kur bëhej vranët para shtrëngatave verore.
Disi e kaluam qiellin e kuq,pasi dielli u duk se u fundos pas kodre si kova në bunaret e oborreve.
Më në fund iu kthyem radios.

Tek jepeshin lajmet, ne mundoheshim t’i shihnim njerëzit e vegjël që kishin hyrë në radion e kuqe .
Mundoheshim ta pyesnim njëri-tjetrin nëse kishim kuptuar se cka flisnin ata.Për një moment ndryshoi programi dhe nisën përshëndetjet dhe urimet që do të pasoheshin me këngët popullore të kohës.
A do të ishin të njejtit njerëz që flisnin dhe këndonin,apo si erdhën tash këngëtarët në radio me instrumente muzikore?
Mbetëm pa tekst.

Xha Raiku që ia kishin lënë këtë emër në burg, komentonte problemet që mund të shfaqeshin në botë me luftërat që do të vinin.
Ne dëgjonim këngët të shtrirë barkas në trapazan.
Dikur më vonë në derën e odës trokiti një krismë e rëndë dhe pas saj edhe thirjëet e burrave të mëhallës në emër të babait.
Muhabeti bëhej në kupë të qiellit.

III.

Bujku kryesor I lagjes që pak interesohej për lufëtara e planete tjerë, e tha mes burrave se grunajat kishin dhënë pamje të pjekjes ,por ishte një hall se trumcakët po I dëmtonin me të madhe kallinjët dhe atë vit si kurrë më parë,kishte aq shumë shpez dëmtues që mund të na e merrnin bukën në hambar.
Ai I tregonte babait se një pjesë e grurit kah jugu,veq ishte dëmtuar dhe zor se mund të përmirësohej.

Mirvani e mori fjalën duke thënë se ai mund të bënte zgjidhjen e duhur kundër dëmit të trumcakëve .
Mori një fletë të badhë nga valigjia e vendosi mbi valigje dhe nisi të shkruante dicka .
Ai e palosi letrën në një trekëndore dhe ia dha bujkut .
Ai do ta merrte një shkop rreth dy metrash dhe do ta qante në majë dhe në qarjen e fortë do ta vendoste trekëndoren prej letre që do t’I largonte trumcakët nga gruri.

Ishte një shkrim, kuranor që të shpëtonin grunajat nga zogjtë grabitqarë të drithit që pjekej në arë.
Të nesërmen u mushën arat me trekëndore dhe shkopinjë të vendosur mes grunajave .
Deri atëherë, arat ishin mbrojtur nga besharetët e frikshëm dhe shiritat që krijonin zhurmë thupre kur goditeshin nga era dhe kësaj vringëllime ,nuk I rezistonte asnjë lloj zogu ,por tani kishte ndryshuar strategjia e ruajtjes së grunajave në fusha.
Mirvani kishte jetuar me shumë në Stamboll dhe gjyshja i kishte përshkruar ndejën e burrave në odat e kullave të gurta.Kur kishte shkuar gjyshja në Turqi, ajo ishte vendosur ne nje lagje te varfër ,shtëpi të mbuluar me kashtë thekre dhe oborr të rrethuar me ndonjë llamarinë të ndryshkur aty-këtu.

I tregonte Mirvanit si jetohej në odat e Kosovës me lojërat e dimrit dhe burrat në shenjë nderimi zbathën qorapet dhe vendosën nëntë plisa para vetes .
Njëri e hoqi kapelën e zezë franceze,por në shaka ja hodhën te dera e odës duke plasur gazi në odë.
Mirvani dhe Sorabi iu bashkuan gazit dhe u ofruan tek burrat ata njërin e vendosën në një grup e tjetrin në grupin tjetër.
E nisën lojën e kapucëve dhe me të mbaruar loja,u kapën krah për krahu që t’i shanin lojtarët kundërshtarë.
Pas lojës me plisat, disa burra morën sharkitë dhe ciftelitë dhe ulën këmbëkryq të këndonin këngët kreshnike.
Krejt këto lojëra u bënë në nderim të dy mysafirëve nga Turqia .

Kur kishte shkuar halla në Turqi,burri i saj e kishte vrarë një zyrtar të aksionit të shpërnguljes .
Vrasësi kishte ikur e më kurrë nuk ishte gjetur asnjë gjurmë e këmbës së tij,ndërsa halla me njerëzit e lagjes,kishte vazhduar rrugën e largimit me lotë në sy e plagë në zemër.
Ishte një rrugë e gjatë me shumë të papritura.Kishte dy djemtë me vete dhe një vajzë që e kishte fejuar disa muaj më parë.
Vajza ishte martuar në Turqi e djemtë gjithashtu ishin bërë burra dhe kishin bërë martesa duke zgjeruar familjet.

IV.

Në ora 02.00 pas mesnate, në odë ishin shtruar vendet e fjetjes.
Sorabi dhe Mirvani,do të flenin afër njëri tjetrit e babai me disa të tjerë, do të flenin në pjesën tjetër të odës.
Me të rënë në gjumë,qentë kishin nisur të kuisnin e ulërinin me të madhe .
Babai u zgjua dhe hapi dritaren e vogël kah rruga.E dinte problemin e vrasjes së zyrtarit të shtetit në ditën e shpërnguljes dhe nuk ia kishte besën pushtetit.Ai vendoste syrin në pjesën e vockël të dritares që ishte pa perde dhe pasi shikoj një kohë, u kthye në vendin e vet,por nuk u bë rehat.

Gërihtja në gjumë e burrave nisi të madhe .
Pak pasi ra,babai m’u ofrua dhe më pyeti a ke gjumë?
I thash jo.
Nuk kisha fjetur dhe e luta nëse mund ta shikoja radion e kuqe?
Nuk ka program në këtë kohë më tha babai dhe unë e pyeta:
A kanë fjetur njerëzit e vegjël të radion dhe babai më tha se ata kishin fjetur sikur edhe ne sepse do të zgjohen në mëngjes heret për ta treguar se cka po ndodhte në botë dhe pastaj do të pëlciste kënga.
Eja me mua më tha babai dhe më kapi dorën .Nxori dicka nga nëntrapazani dhe hapi ngadale derën e odës.Eja pas meje më tha ,por pa bërë zë.

I u nis ka dyertë e larta të oborrit dhe unë I shkoja pas.
Babai u mbështet për bedenin me qerpiq të dyerve dhe zgjati kokën kah sokaku.
Jashta dyerve kishin përgjuar disa veta dhe kur e dëgjuan kurdisjen e armës së babait ,u dëgjuan hapat e njerëzve që largoheshin me kujdes nga dyert.Babai nuk e kishte lëshuar atë natë Sharkun ,sepse në odë hynin e dilnin burrat.
Vrasjen e zyrtarit të shtetit në ditën e shpërnguljes në Turqi, e kishin faturuar në adresën e hallës.
Mesiguri burrin e saj e kishin vrarë ,por ia kishin zhdukur gjurmët .Kështu kishte mbetur enigmë, nëse ishte vrarë burri I hallës,apo kishte ikur.Shteti e shfrytëzonte rastin që të kuptohej pse kishin ardhur Mirvani dhe Sorabi në tokën e tyre dhe cfarë planifikonin ata në vendin e tyre.

Me t’u kthyer në odë,babai më tha se nuk ishte puna mirë ,prandaj ai do të kujdesej për sigurinë e unë do të fleja në odë.
Babai shkoi te Sharku dhe ia hoq zingjirin e trashë në qafë .Sharku sic ekishte zakon kur lëshohet nga zingjiri,jepte dy –tre vrapime rreth e rreth oborrit dhe ulej në mes odës dhe shtëpisë së dhe aty kujdesej për sigurinë e familjes.

V.

Babai e kishte kuptuar se oda ishte vënën nën përcjelljen e shtetit,por Mirvanit dhe Sorabit nuk u kishte thënë asgjë.
Mirvani edhe ashtu nuk do të kthehej në Stamboll,sepse ishte vënë në kërkim të shtetit e Sorabi planifikonte ta kërkonte tezen e vet që kishte qenë një herë te motra e vet në Siri.

Oda mbushej cdo natë burra dhe mysafrë ,por babai e dinte se cka mund të pasonte nga shteti.
Në mëngjesin e hershëm të 18 korrikut, oborri u mbush me njerëz të shtetit.
Trokitën fuqishëm në derën e odës dhe babai u zgjua e hapi derën.
Mirvanin po e kërkojmë ,tha Ademi ,një burrë I gjatë dhe I zi, të cilit ia mësova emrin pasi babai e kërcënoi se do t’I hakmerrej nëse Mirvanit I ndodhte gjë e keqe.
E bastisën odën .Cilimat kuq e zi, i ngritën në duar dhe nën shiltet e sfungjeta kërkonin gjithcka…
Kërkonin edhe nëpër dollapët e odës dhe në jorganët që nuk ishin shtrirë në odë.
Pas tri orë bastisjeje, I thanë babait se Mirvanin duhej ta merrnin me vete.
Babai nuk u pajtua ,por pushteti nuk e pyeste kend.
E morën me vete.

Kur u kthye Mirvani, ai ishte I zvedhur në tërë fytyrën .Sytë I kishte të mavijosur dhe mezi i qelte të shihte.
Shpatullat pas shpine I kishte të zeza.E futën në një lëkurë dashi në të cilën vendosën krunde ,krip dhe qepë.
Gjakun e zënë nëpër trup ,qepët do ta thithnin ditë pas ditë ,nëse e shpëtonin Mirvanin dhe më pas ta largonin nga shtëpia duke e strehuar ku kishte më shumë siguri.
E kishin future në zyrë kur e kishin marrë dhe e kishin lutë për kafe.

Ai nuk e kishte pier kafenë sepse, ishte frikësuar nga helmimi që ishte në modë në Rusi I njohur si polonium .
Cka din ti për vrasjen e zyrtarit të shtetit e pyetën Mirvanin.Ai u tha se nuk kishte lindur atëherë kur kjo kishte ndodhur,por shteti kërkonte se cka ishte folur në tregimet e hallës.
Ademi e kishte rrahur e Dushku e kishte lutur.Dikur ndërronin rolet:Ademi e lutur duke dalur në rolin e shpëtimtarit e Dushku e kishte rrahur.
E kishin rrahur me ditë të tëra .E kishin lidhur në qelinë e burgut dhe e kishin rrahur nga disa herë në natë.

(Vazhdon)

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews