Rrahmani: Nuk ka koalicion me ato subjekte që inicojnë ligje që t’u ndalohet fëmijëve të kuptojnë se kë e kanë babë

Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, thotë se nuk do të bashkëpunojnë dhe nuk do të kenë koalicon me subjekete politike që sipas tij parimet e saj bien ndesh me organizimin familjar tradicional të vendit.

“Vija të kuqe për asnjë subjekt politik nuk kemi. Ne kemi vija të kuqe në bazë të parimeve. Në asnjë mënyrë çfarëdo lloj koalicioni e bashkëpunimi me ata të cilët inicojnë për ndrrim të gjinisë dhe të fëmijëve tanë”, tha ai.

Rrahmani tha se nuk koalicion në asnjë mënyrë me ato subjekte që inicojnë ligje që t’u ndalohet fëmijëve të kuptojnë se kë e kanë baba.

“Në asnjë mënyrë koalicion dhe bashkëpunim me ato subjekete që inicojnë ligje që t’u ndalohet fëmijëve të kuptojnë se kë e kanë babë. Asnjë bashkëpunim me secilin që bie ligje që bie ndesh me organizimin familjar tradicional të vendit tonë’, shtoi ish-deputeti i VV-së.

Më tej, Rrahmani tha se sot kanë qenë 2-3 deputetë të opozitës që i ka ftuar të bëhen pjesë e këtij projekti e derisa i cilësoi se qasja ka qenë pozitive.

“Madje edhe sot kanë qenë 2-3 deputetë të opozitës që unë i kam ftuar të bëhen pjesë e këtij projekti. Unë shpresoj edhe prej tyre të ketë që të bëhen pjesë e projektit të ri politik. Qasja është shumë pozitive. Unë i kam ftuar që të jenë pjesë e organizimit tonë politik, nuk thash që ata kanë vendosur, mirëpo diskutimet kanë qenë shumë të mira, pozitive”, është shprehur tutje Rrahmani.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews