Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, nuk do të jenë më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ata sot do ta zyrtarizojnë bashkimin me koalicionin AKR- PD dhe një liste intelektualësh.
Rrahmani dhe Korenica, nga ora 11:00 do të mbajnë edhe një konferencë për media, ku edhe pritet shpallja e kalimit në “Listën për familjen”.
Njoftimi i plotë:
Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.
Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Jeni të mirëpritur!