10 burra dhe një grua janë arrestuar në Malishevë pasi të njëjtit janë rrahur mes vete si shkak i një mosmarrëveshje.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole me 14 fishekë.
“Malishevë, 08.08.2024-12:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje. Lidhur me rastin janë arrestuar dhjetë (10) meshkuj kosovarë dhe një femër kosovare. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Sar me 14 fishekë. Me vendim të prokurorit shtatë (7) të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /TelegramNews.com.