Një burrë në Deçan është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Në njoftim, thuhet se i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij me shkop druri.
Viktima me këtë rast ka pranuar tretman, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht me një shkop druri bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Telegrami.co