Një burrë kosovarë me nënshtetësi të Belgjikës është arrestuar nga Policia e Koosvës.
Sipas njoftimit, i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila më pas e kishte raportuar rastin në Polici.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësorë, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me nënshtetësi të Belgjikës pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim./TelegramNews./