Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar për vizitën e përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në Kosovë.
Përmes një postimi në platformen “X”, Rohde ka thënë se qëllimi i viztës të Sarrazin në Kosovë ishte kompromisi për CEFTA-n.
“Manuel Sarrazin vizitoi sërish Kosovën për t’i kërkuar Albin Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët e Kosovës, duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bord – pa sukses”, ka shkruar Rohde.
Rohde ka tërhequr vërejtjen se nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën.
“Nëse ka nevojë, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë përpara pa Kosovën për momentin, në mënyrë që të avancojnë bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, ka shkruar ai.
Sarrazin gjatë vizitës në Kosovë tha se është i brengosur që nuk ka parë rezultate konkrete për avancimin e lirisë së lëvizjes, mallrave dhe parasë në kuadër të Procesit të Berlinit./TelegramNews/