Takimet bilaterale të mërkurën në Bruksel përfunduan pa takim trepalësh, siç ishte paralajmëruar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vendosi tre kushte, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, insistoi sërish te pika e Asociacionit.
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se është fatkeqe që nuk u realizua takimi ballë për ballë dhe shtoi se është e rëndësishme të mos ngarkohet procesi i negociatave me kushtëzime të reja.
Rohde theksoi nevojën për vullnet minimal nga të dyja palët për të arritur përparim në dialog.