Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar mbështetje të fortë për deklaratat e Boris Ruge, Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë vizitës së tij në Kosovë.
Në një postim në platformën X, Rohde theksoi se Gjermania ka luajtur një rol të rëndësishëm në KFOR që nga krijimi i tij dhe ka kontribuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
“Ne mbështesim plotësisht të gjitha pikat që përmendi Boris Ruge. Gjermania ka bërë pjesën e saj në përkrahjen e KFOR-it që nga fillimi, duke kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë,” tha ai.
Ai ndau deklaratën e Ruge në platformën X, ku theksohej se “qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet përmes dialogut.”
Full support for all aspects @RugeBoris mentions.
🇩🇪 is doing its part in supporting @NATO_KFOR from its very beginning, contributing to safety + stability in 🇽🇰 & the entire region.
This stability achieved must not be put at risk through lack of dialogue or uncoordinated action https://t.co/MR35frlze2— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 20, 2024
Ruge, në takim me presidenten Vjosa Osmani, theksoi nevojën për zgjidhje të koordinuara për Urën e Ibrit dhe ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
It is essential that all actors refrain from unilateral declarations & actions that could create tensions. This is key to lasting security across #Kosovo – for the benefit of all people & communities – and to regional stability.
— Boris Ruge (@RugeBoris) August 20, 2024