Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar vendimin për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës nga autoritetet e Kosovës.
“Hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar jo vetëm që bien ndesh me marrëveshjet e dialogut, por – edhe më keq – rrezikojnë që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të mbetet i ngecur në kuti” – ka shkruar Rohde në platformen “X”.
Rohde gjithashtu ka shtuar se Bashkimi Europian lulëzon duke marrë me vete të gjithë anëtarët dhe komunitetet e tyre dhe se kanë nevojë për një qasje të tillë edhe në nivel kombëtar.
Ndërkaq Bashkimi Evropian ka reaguar dhe e ka quajtur si vendim të njëanshëm mbylljen e degëve të Postës së Serbisë në veri të vendit.
Unilateral and uncoordinated steps not only contradict the dialogue agreements but -even worse- risk 🇽🇰's EU membership application remaining stuck in the inbox.
The 🇪🇺 thrives on taking all members and their communities along, and we need the same approach at the national level. https://t.co/CfR8hyvVRG— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 6, 2024