Gjykata Speciale ka njoftuar emërimin e Rodney Dixon si kryembrojtës të Kadri Veselit, pas dorëheqjes së Ben Emmersonit.
Ky vendim është marrë në përputhje me urdhrin e Trupit Gjykues për çështjen “Thaçi dhe të tjerët” dhe është aprovuar për shkak të “prishjes së parevokueshme të raportit avokat-klient” mes Veselit dhe Emmersonit.