Rizvanolli: Kërkova nga KOSTT dhe KEDS që të bëjnë të pamundurën të sanojnë problemin me rrymë

Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të shumta të energjisë elektrike.

Për këtë çështje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar sot përfaqësues të KOSTT dhe KEDS. Rizvanolli pas takimit tha se ka kërkuar nga të dy operatorët të bëjnë të pamundurën që ekipet në terren të sanojnë në masën e mundshme të gjitha lokacionet ku ka probleme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Përgjatë takimit, unë i përcolla të gjitha ankesat e qytetarëve përgjatë ditëve të fundit, veçanërisht në zona të caktuara, dhe nga njëra anë kërkova nga të dy operatorët të bëjnë të pamundurën që ekipet në terren të sanojnë në masën e mundshme të gjitha lokacionet ku ka probleme dhe nga ana tjetër është tepër me rëndësi që investimet në nivel të transmisionit që janë duke u bërë e që janë afër, si nënstacioni i Ferizajt, rajoni që ka më së shumti problem të vazhdojnë me intensitet të madh, e kjo u informova se pritet të ndodhë brenda disa javësh. Kërkova që të kenë problem sa më të madh dhe më të qartë me qytetarët për natyrën e problemeve.”

“Kërkojmë angazhim maksimal dhe seriozitet maksimal për adresimin e situatës, njëkohësisht nga qytetarët kërkojmë që ti përcjellin informimet e njëkohësisht edhe këshillat që jepen për menaxhim të situatës”, tha Rizvanolli.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews