Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shpërndarë një shkrim të Kryeministrit Albin Kurti në platformën X, ku i pari i qeverisë kishte thënë se është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë.
Kurse Artane Rizvanolli ka thënë se se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap zyre në rajonin e Mitrovicës.
“Po ashtu po sigurojmë që të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga masat e efiçiencës së energjisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap një zyrë në rajonin e Mitrovicës për t’u shërbyer më mirë të gjithë qytetarëve të këtij rajoni”, ka shkruar Rizvanolli.
We are also ensuring all citizens will benefit from the energy efficiency measures, and Kosova Energy Efficiency Fund is opening an office in the region of Mitrovica to better serve all citizens of this region. https://t.co/xbjBpL4coQ
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) June 9, 2024