Ballkani ka humbur me rezultat minimal 0-1 ndaj Larne, ndeshje kjo e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, derisa për një nuancë më të mirë u treguan mysafirët në minutat e fundit.
E për shkak të kësaj, edhe u pësua goli nga kampioni në fuqi i Kosovës.
Shifrat në minutën e 89-të, i zhbllokoi, Aaron Donelly, i cili edhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij.
Në mungesë minutazhe, Ballkani nuk kishte çfarë të bënte më shumë dhe iu desh të pranonte humbjen për të shpresuar kualifikimin në ndeshjen kthyese.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme, aty ku skuadra e Ilir Dajës do të kërkoj rikthimin e rezultatit.