Renovimi në Urologji, Kurti: Për 20 vjet pati vetëm degradim, jo investim

Në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) sot u bë përurimi i renovimeve në vlerë prej 1. 2 milionë euro.

Investimet në këtë klinikë u konsideruan si të rëndësishme për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për çka vlerësoi se këto riparime janë vendimtare për shërimin e pacientëve dhe kujdesin profesional që e japin mjekët dhe infermierët

Kurti tha se për 20 vite në Urologji nuk pati investime por vetëm degradim të kushteve.

“Në këtë përurim të rëndësishëm të transformimit të Klinikës së Urologjisë me rreth 1.2 milionë euro investim, pasi që përreth 20 vjet nuk ka pasur investime por ka pasur degradim të kushteve si për pacientët ashtu edhe për mjekët dhe infermierët. Duke iu falënderuar drejtorit të klinikës, Petrit Nura kisha kënaqësinë të shoh se si këto 9 dhoma me nga 3 shtretër i kanë kushtet moderne, gjë që është tejet vendimtare si për shërimin e pacientëve ashtu edhe për kujdesin profesional të cilët e japin me përkushtimin e tyre maksimal të gjithë mjekët dhe infermierët. Secila dhomë e ka klimatizimin, furnizimin me oksigjen dhe e ka mundësinë për ta thirrur në çdo kohë infermieren prej shtratit ku ndodhet pacienti. Në të njëjtën kohë ka riparim tejet të rëndësishëm të tualeteve, me ç’rast e kemi edhe një shtesë për personat me aftësi të kufizuara. Nuk mjafton që spitali, klinikat të jenë të mira, ato duhet të jenë vende që japin shpresë për pacientët”, tha Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se vendimin për renovimin e Urologjisë e kishte marrë pas shprehjes së brengave nga kjo klinikë se kushtet janë të këqija dhe se nuk ka pas investime për vite të tëra.

“Ka disa muaj që kemi pasur një takim me stafin e Klinikës së Urologjisë ku stafi më pati treguar brengën që Klinika e Urologjisë në bllokun operativ është klinika me kushtet më të këqija sepse nuk është investuar asgjë për gati 20 vite dhe atëherë për atë që iu pata thënë kërkojeni dhe këtij shfrytëzoj rastin t’i falënderohem të gjithë profesionistëve shëndetësor pa dallim në këtë klinikë, mjekë, specialist e infermierë të cilët kanë kërkuar në mënyrën më të mirë. Rezultati që po e shohim është meritë e kërkesave dhe punës së tyre…Në javën tjetër do të hapen edhe sallat operative të Urologjisë dhe në këtë mënyrë klinika më problematike në aspektin infrastrukturor në bllokun operativ, po bëhet klinika model në QKUK”, potencoi Vitia.

Renovimet në Klinikën e Urologjisë filluan në dhjetor të vitit 2023.

Ato përfshijnë riparimin e hapësirave pritëse dhe riorganizimi i sportelit, sallat operative- zhvendosja e ESËL (aparatit për thyerje të gurëve) dhe cistoskopisë në lokacionin e bodrumit të Kirurgjisë, si dhe renovimi i dhomave dhe tualeteve.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews