Regjisori William Oliver Stone viziton Shqipërinë

William Oliver Stone, një nga regjisorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore, fitues i çmimeve Oscar,  ka qëndruar  për herë të parë në Shqipëri.

Shoqëruar nga miq dhe bashkëpunëtorë, Stone ka vizituar peizazhet dhe plazhet e Shqipërisë së jugut.

Regjisori i famshëm Amerikan, gjatë itinerarit të tij në Shqipëri u ndal edhe në Tiranë, ku vizitoi Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.

William Oliver Stone, i lindur më 15 shtator 1946, në New York, është një legjendë, por përpara se ti përkushtohej kinematografisë, ai kaloi një periudhë në Vietnam si mësues i gjuhës angleze e si vullnetar në këmbësorinë e ushtrisë amerikane në luftën e Vietnamit. Pas plagosjes dhe arrestimit, ai kthehet në Amerikë për të vijuar karrierën që e bëri një njeri të shquar në mbarë botën. Megjithatë, ai duhej të punonte mbi 10 vite dhe me skenarin e filmit “Platoon” që të fitonte besimin e producentëve dhe të arrinte suksesin.

Zbulimi i Stone erdhi në vitin 1978 kur ai fitoi një çmim Oscar për skenarin më të mirë të adaptuar për “Midnight Express”, dramë e një amerikani të burgosur në Turqi, i ngecur në një qerthull vuajtjesh fizike e mendore. Ky vlerësim i hapi dyert për projektet e ardhshme, si “Platoon” (1986), një rrëfim gjysmë-autobiografik i Luftës së Vietnamit, që fitoi katër çmime Oscar.

Ky sukses u pasua nga “Wall Street” (1987), një film mbi lakminë dhe korrupsionin e sektorit financiar, për të cilin Michael Douglas fitoi një Oscar për aktorin më të mirë. Më pas ishte filmi biografik “Born on the Fourth of July” (1989), i cili i dha atij një tjetër çmim Oscar për regjisorin më të mirë. “JFK” (1991) vjen në formën e një hetimi kompleks dhe konspirativ mbi vrasjen e Presidentit John F. Kennedy.

Prodhimet kinematografike të Stone vijojnë me “The Doors” (1991), “Natural Born Killers” (1994), “Nixon” (1995), “Any Given Sunday” (1999), “World Trade Center” (2006), dhe “W.” (2008), një dramë biografike për Presidentin George W. Bush, “South of the Border” (2009) si dhe “The Untold History of the United States” (2012), me të cilin pasqyron interesin e tij të vazhdueshëm për temat politike dhe historike. Stone bie në sy për karakterin e tij të drejtpërdrejtë dhe mprehtësinë që e dallon si në skenar, ashtu dhe në gjuhën kinematografike. Po ashtu ai ka qenë edhe një zë kritik ndaj çështjeve ndërkombëtare, zë i cili është i dukshëm në punën e tij, produksionin e dokumentarëve dhe deklaratat e tij publike.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews