Reçica: Komuna e Prishtinës e ka ekzagjeruar situatën me mbeturina, nuk po rrezikohen qytetarët

Komuna e Prishtinës ka shpallur sot gjendje të jashtëzakonshme për shkak të mbeturinave.

Kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Petrit Reçica ka thënë se një vlerësim i tillë nga Komuna ka qenë i ngutshëm dhe i ekzagjeruar.

Ai tha se nuk është duke u rrezikuar shëndeti i qytetarëve ashtu siç është potencuar nga Komuna.

“Unë po e potencojë është e çuditshme, sepse ne jemi ndërmarrje publike, ku komunën e Prishtinës e kemi aksionarin kryesore…Fatkeqësisht unë e vlerësoj dhe e konsiderojë që ka qenë e ngutshme dhe e pasaktë sa e përket asaj që është potencu sepse tek sot operatori privat e ka përfundu kontratën për aq sa jemi njoftu nga Komuna. Edhe pse jemi njoftu shumë vonë, ne kemi arrit me rikthy terenin, sepse ka qenë diçka që e kemi bërë ndër vite edhe si kompani. Ende nuk e di të drejtën dhe bazën ligjore për me shpallë një gjendje të tillë e jashtëzakonshme dhe konsiderojë që është e ekzagjeruar nga komuna sepse nuk është duke u rrezikuar në asnjë rrethanë shëndeti publik siç është thënë“, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari“ në Tëvë1.

Tutje, ai ka thënë se po tentohet të krijohet një narrative që zgjidhja e vetme është operatori privat.

“Komuna ka mundur me bë shumë ma shumë për zgjidhjen e këtij problemi, pa angazhu operatorë privat. Ka mundur vetëm ta përkrahë dhe ta mbështetë ndërmarrjen publike, sepse në fund të fundit jemi aset i komunës…“, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews