Reagon Dua Lipa pas mbarimit të “Sunny Hill”

“Sunny Hill Festival” nisi ditën e enjte, në një lokacion të ri për këtë vit, në Bërnicë afër Prishtinës.

Një prej themelueseve të tij, këngëtarja Dua Lipa, pak momente më herët, duke qenë se festivalit i erdhi fundi, ka bërë një reagim në rrjete sociale teksa ka dedikuar disa fjalë zemre për pjesëmarrësit dhe pos tjerash edhe për artistët që kanë performuar.

“Kam aq shumë për të postuar nga këto katër ditët e fundit në sunnyhillfestival sa nuk di as nga t’ia filloj!! Unë kam mbetur me një ndjenjë kaq të madhe krenarie pas kësaj fundjave të gjatë. Nuk mund të zbres nga gjithë emocionet!!! Nuk mund të shpreh sa duhet gëzimin e pastër që është të dëshmosh që ky festival të bëhet ai që ka bërë gjatë pesë viteve të fundit. Duke e parë atë të rritet dhe të bëhet diçka më shumë nga sa mund të kishim ëndërruar ndonjëherë”, shkroi ajo.

Gjithashtu Lipa ka shkruar edhe për ekipen që kanë punuar për këtë festival.

“Për më tepër është ta bëj këtë me të gjithë familjen time dhe të gjithë në @republikaagency, të shikosh të gjithë duke punuar kaq palodhur gjatë gjithë kohës ka qenë gjëja më emocionuese/e bukur/frymëzuese/energjizuese/stresuese (nganjëherë), por gjëja më shpërblyese për të cilën jam shumë krenare. Faleminderit të gjithëve që erdhët për t’u bashkuar me ne, të gjithë artistët dhe ekipet e tyre. Ne jemi shumë mirënjohës”, shtoi ajo.

Dua e mbylli postimin në shqip duke shkruar “Ju dua shumë”, bashkëngjitur flamurët e Kosovës e Shqipërisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews