Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot një pjesë të fjalimit të tij në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku ka folur për pavarësinë e Kosovës si një realitet të pakthyeshëm dhe si vend me një perspektivë të qartë evropiane.
Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook ka ironizuar duke shkruar “kështu flet një tradhtar i vërtetë i Kosovës”
Derisa u ka dërguar të fala të gjithë atyre në Kosovë që e kanë sharë me nënë e babë si “Vëllain e Vuçiqit”./TelegramNews./