Kryetari i Prishtinës. Përparim Rama ka thënë se po vazhdon transformimi i kryeqytetit e një prej lokacioneve ikonike ‘Te Santea’.
Rama në Facebook publikoi disa fotografi nga vendi i ngjarjes, derisa theksoi se në këtë lokacion shumë të rinj kanë përjetimet e tyre më të mira të shoqërimit e argëtimit në Prishtinë.
“Po lirojmë hapësirat dhe po vendosim kubëzat e reja e pllaka cilësore. Do të trajtojmë edhe hyrjet e banesave për të krijuar një ambient të këndshëm për të gjithë”, ka shkruar Rama./TelegramNews./