Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur ngrohtësisht nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Presidencë.
Në Presidencë, Rama e përqafoi dhe e puthi në faqe Osmanin, përpara takimit
Ndërsa po qëndron në Kosovë, Rama nuk ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti.
Osmani nuk po i qëndron më në krah Kurtit, në anën e të cilit ishte rreshtuar dikur edhe për çështjet si betejat me akuza e kundër-akuza me Ramën.
Në verën e vitit të kaluar, kur marrëdhëniet ndërmjet kryeministrave prekën pikën më të ulët, Osmani i rregulloi raportet me Ramën.
Kurti kishte refuzuar ta takonte Ramën në Prishtinë atëherë, por në takim e kishte pritur Osmani.