Rama: Nga 1 korriku rroga mesatare e mësuesve 950 euro në muaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se rroga mesatare e mësuesve nga 1 korriku do të jetë 950 euro.

Rama në Facebook duke ia bashkangjitur edhe një video tha se  ishte një rrugë e mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të vendit

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që falë një rruge të mundimshme reformash e rimëkëmbjeje tërësore të këtij vendi që e morëm në dorë copë e çikë, e çuam pagën mesatare të mësuesve në 950 EURO në muaj, si edhe me bindjen se më e mira është ende përpara, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Derisa edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se përveç mësuesëve paga u është rritur edhe policëve të shtetit.

“Me lajmin e mirë të rritjes së pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Gardës së Republikës, Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time çdo njërit prej tyre për angazhimin në dobi të sigurisë publike dhe në rritjen e besimit të qytetarëve”, tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews