Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sot bashkë me nënkryetaren dhe drejtoren për Arsim, Jehona Lushaku Sadriu, kanë vendosur gurthemelin e shkollës së re në lagjen “Mati 1”.
Sipas Ramës, shkolla do të ketë kapacitet për mbi 700 nxënës, derisa theksoi se ndërtimi i kësaj shkolle do të realizohet në partneritet publik-privat përmes IFC-së.
“Kjo shkollë, me kapacitet për mbi 700 nxënës, do të lehtësojë ngarkesën në shkollat “Ismail Qemajli” dhe “Pavarësia”, duke ofruar kushte mësimore të standardeve evropiane për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë. Ndërtimi i kësaj shkolle do të realizohet në partneritet publik-privat përmes IFC-së. “, tha Rama në Facebook./TelegramNews./