Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani, njoftoi se qytetarët e Shqipërisë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete të botës.
Hasani në njoftim në rrjetin social Facebook shkroi se tani janë hequr vizat edhe me Tajlanden.
“Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në 99 shtete, kjo falë bisedimeve të pandërprera dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me disa shtete, së fundmi edhe me Tajlandën. Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pasaportës shqiptare dhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. MEPJ do të vazhdojë punën për forcimin e pasaportës shqiptare kudo në botë”, tha Hasani. /TelegramNews