Quni: E paimagjinueshme si një deputet e përdhosë betimin duke arritur marrëveshje me Radojiçiqin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka detyruar shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila të bisedojë me ish nënkryetarin e Listës Serbe, terroristin Milan Radoiçiq.

Quni duke folur në emër të deputetëve të LDK-së në seancën e sotme të Kuvendit, kërkoi nga Kusari-lila të rrëfehet para prokurorisë për këtë komunikim me terroristin Radoiçiq.

”I drejtohem zonjës Kusari-Lila, po më dhembni seriozisht kam dhimbje për juve. Nuk jeni fajtori kryesor. Fajtori kryesor është lideri juaj, kryeministri Albin Kurti. Nuk e di se si ju ka detyruar të bëni marrëveshje me kriminelin, krijesën e inteligjencës së Serbisë. Kuptojeni se ju për mbretin tuaj në tabelën e shahut nuk jeni mbretëresha e tij as piuni i tij, por me këto kapërcime që bëni nga tabori i tij në taborin e kundërshtarit dhe prapë ktheheni te mbreti kur e ka punën keq, apo e dini se cila figurë e shahut jeni për mbretin tuja. Ju e keni mundësinë të tregoni pak moral, të tregoni se edhe në politikë ka moral. Është mirë të rrëfeheni dhe të kërkoni falje. Me vrap të shkoni në prokurori dhe mos prisni të iu thërrasin”, tha ai.

Quni ka thënë se është e paimagjinueshme që të shkelet një betim nga deputeti duke bërë marrëveshje me një kriminel.

“Isha i bindur se betimi i deputetit do të ishte një betim që buron nga zemra e shpirti, është fjalë e dhënë, është besë e qytetarëve dhe miqve se në asnjë rrethanë deputeti nuk e vendos intereson personal para atij kombëtar e shtetëror. Është e paimagjinueshme se një deputet e përdhosë një betim duke arritur marrëveshje me kryekriminelin, Milan Radoiçiq”, tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews