Çojnë në falimentim ndërmarrjet, për t’iu shmangur detyrimeve ndaj punëtorëve dhe borgjlive

Përmbaruesit janë në hallë. Numër të madh të lëndëve i mbajnë në sirtarë pa mundur të ekzekutojnë vendimet e Gjykatave që kanë të bëjnë me palët fizike që kanë ngritur padi ndaj ndërmarjeve për kompensimin e pagave të cilat nuk i kanë shlyer.

Numër i madh i qytetarëve nuk mund të realizojnë kompensimet me përmbarues nga SHPK-të të cilët nuk u kanë shlyer borgjet edhe me vendim të prerë të gjykatës.

Kjo për arsye se kompania përgjigjet vetëm me asetet në disponim të kompanisë dhe jo të pronarit.

Një kompani SHPK që falimenton, nuk ka asnjë siguri juridike që të inkasohet nga ndonjë individë që ka detyrime kundër tij.

Në ARBK mundet që i njëjti pronar të hap disa kompani të tjera duke iu shmangur detyrimeve të mëparshme që ka kompania e tij ndaj individëve dhe nuk i nënshtrohet asnjë procedure që i njëjti në të kaluarën ka pasur obligime të pashlyera ndaj kompanive apo individëve.

Përmbaruesit thonë se nuk mund të shtrihemi në përmbarim në asetet personale por vetëm të kompanisë ashtu siç është e regjistruar. Sipas tyre është e pamundur të inkasojmë borxhet meqenëse ligji për Shoqëri tregtare e mundëson një gjë të tillë që pronarët mund të hapin shumë firma dhe në këtë mënyrë të krijojnë borxhe dhe të mos të kenë asnjë pasojë juridike për ta për shlyerjen e borxheve.

“Ligji duhet të ndryshojë në mënyrë urgjente dhe që pronarët të cilët kanë borxhe nuk mund të regjistrojnë kompani SHPK as kompani aksionare dhe të mos mund të konkuroj në asnjë tenderim derisa të marrin konfirmime nga organet gjegjëse institucionale që dëshmojnë që ai nuk ka obligime”.

Isa Shala, kryetar i Odës për Përmbarues Privat, sqaron se rastet kur  pala debitore nuk e përmbush detyrimin ndaj punëtorit atëherë punëtorët kanë të drejtë që ti drejtohen përmbaruesëve privat me propozim për përmbarim në bazë të titullit përmbarimor- aktgjykimit te plotfuqishëm dhe të ekzekutueshëm, siç përcaktohet ne nenin 22 te Ligjit për Procedurën Përmbarimore Nr.04/L-139  si dhe ligjit Nr.08/L-102 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin NR.05/L-118, konkretisht neni 3 te ligjit te fundit ku përcaktohet se përmbaruesi privat është kompetent për të vendosur në procedurën e përmbarimit dhe zbatimin e përmbarimit të vendimeve gjyqësore , lidhur me kompensimet nga marrëdhënia e punës.

Lidhur me vonesat qe shkaktohen ne përmbarim, ai ceku disa arsye: e para, nëse debitor është institucioni shtetëror atëherë përmbarimi kryhet përmes Thesarit dhe këto procedura nuk zgjasin shume dhe kërkesat e kreditoreve realizohen.

“Kur debitor janë subjektet tjera juridike, përmbarimi kryhet përmes llogarive në bankat komerciale ku i kanë debitorët si dhe shitjen e aseteve nëse kane këto subjekte . Arsyeja e vonesave është se një pjese e këtyre subjekteve janë te shuara ose e kanë ndryshuar veprimtarinë ose edhe ka raste kur ne llogari nuk ka mjete për ekzekutim , si dhe në disa raste shkaktohen vonesat në përmbarim sepse debitorët shfrytëzojnë te drejtën e mjetit juridik – prapësimit ku kjo pastaj po merr kohë derisa lënda te shqyrtohet në gjykatë sepse gjykatat janë te sterngarkuara me lëndë”, tha ai. D.D/Telegrami.co/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews