“Qeveria synon kapjen e Këshillit të Pavarur të Mediave”

Dhjetë nga 12 rekomandimet kryesore të KiE, apo 83% e tyre nuk janë trajtuar fare nga Komisioni për Media.

Kështu thotë juristja për të drejtat juridike të mediave Flutura Kusari.

Me këtë rast Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar rekomandimet e Këshillit të Evropës në përmbushjen e problematikave të Projektligjit të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Flutura Kusari ka shkruar se qëllimi i ndryshimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media (KPM) nga Qeveria, është kontrollimi i mediave online dhe kapja politike e KPM-së.

Projektligji është draftuar nga Zyra e Kryeministrit Kurti dhe ndryshimet janë sikur ato që i kishte propozuar Zyra e Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri (pakoja Anti-Shpifje).

“Këshilli i Evropës pasi gjeti që projektligji devijonte nga standardet evropiane – fjala devijim përdoret në analizë – përmes një analize ligjore pati ofru 12 rekomandime për të përmirësuar projekligjin.
Po ashtu, Forumi për Integritet të Informacionit (NDI) i pati dërgu Komisionit për Media komente për të përmirësuar draftin. Në këtë mënyrë, Komisioni për Media e ka pas mundësi që duke i adresuar rekomandimet e Këshillit të Evropës, të Forumit, të draftonte një nder ligjet më të mira në Evropë.
Përkundër mundësive, VV vendosë që të injorojë 83% të rekomandimeve të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews