Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien në një intervistë sot për “RTS” duke folur për veprimet e qeverisë kosovare – që i quajti të pakoordinuara – tha se “na çojnë te dyshimi se janë të interesuar të demonostrojnë fuqi” ndërsa shtoi se kjo vjen me pasoja.
Më e madhja pasojë, tha ai, ishte moslejimi i anëtarësimit në Këshill të Evropës.
“Për këtë ka pasoja, dhe më e madhja ishte që shtete të mëdha evropiane nuk e lanë Kosovën të anëtarësohej në Këshill të Evropës. Dhe krejt kjo për shkak se nuk ka koordinim”, ka thënë O’Brien.