Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi sot delegacionin danez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetje dhe angazhim aktiv të Danimarkës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e votës pro të Asamblesë për anëtarësimin e Kosovës.
Kurti njoftoi delegacionin për progresin në demokraci dhe zhvillim ekonomik të Kosovës dhe theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të sjellë përfitime për të gjithë qytetarët, sidomos për komunitetet jo shumicë.
Ai përmendi raportet e mira bilaterale me Danimarkën dhe orientimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE.