Qalaj i PDK-së: Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë ligjet që kanë kaluar në Kuvend nga deputetët e LVV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka folur sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me ligjin për buxhetin që është propozuar të jetë në vlerë prej 3.6 miliardë euro.

Qalaj gjatë fjalimit në foltoren e Kuvendit tha se akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të ministrit të Financave, Hekuran Murati ndaj opozitës janë të papranueshme.

“Një gjë nuk duhet pranuar kurrë që opozita është pengesë për implementimin e buxhetit të Kosovës, se opozita është pengesë për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Dëgjuam deklarimin e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, të cilët folën për problemet globale dhe për efektin e tyre në vendin tonë por një gjë që nuk pajtohem është akuza ndaj deputetëve të opozitës të cilët thanë po i dërgojnë ligjet në Kushtetuese dhe është fakt”, tha ai.

Deputeti theksoi se Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë ligjet që kanë kaluar në parlament nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Deputetët e partive opozitare kanë dërguar shumicën e ligjeve në Kushtetuese për të vetmin qëllim, që të mbrojnë të drejtat e qytetarëve. Është parë nga vendimet e Gjykatës Kushtetuse që deputetët opozitar kanë pasur të drejtë për shkak se Gjykata Kushtetuese si gardian i Kushtetuesës së Kosovës ka nxjerrë vendime që ka hedhur poshtë në tërësi ligjet e ndryshme që kanë kaluar në këtë parlament nga deputetët e partisë në pushtet”, shtoi Qalaj. /TelegramNews

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews