“Punoj në ambient toksik”, Sindikata e MKRS-së proteston në heshtje

Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë ditës së sotme ka protestuar në heshtje kundër dhunës në institucione, reagim ky që vie pas rastit të dy ditëve më parë ku zëvendëssekretari Xheladin Krasniqi dyshohet se ka sulmuar zyrtarin civil, Miftar Latifi.

“Sot e mbaj maskën sepse punoj në ambient toksik! E as nuk kam liri për tu shprehur lirshëm”, thuhet në mbishkrimet që mbanin në dorë punonjësit që ishin mbledhur për të protestuar.

Lidhur me rastin ka folur edhe Ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku i cili tha se janë duke mbledhur informacionet dhe të dhënat për këtë.

Çeku nuk pranoi të lëshohej në detaje por tha se dhuna është e papranueshme në institucione.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, tha Çeku në konferencë ditën e djeshme.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews