Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për katër të dyshuarit për lëndim trupor dhe kanosje

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren që të caktojë masën e paraburgimit për katër të dyshuarit në lidhje me ngjarjet e fundit në qytet.

Të dyshuarit Ç.S., D.S., dhe F.B., janë akuzuar për veprën penale të “Lëndimit të lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari tjetër, zyrtari policor I.S., për veprën penale të “Kanosjes”.

Sipas Prokurorisë, më 31 gusht 2024, rreth orës 15:50, në parkingun e një qendre tregtare në Prizren, të dyshuarit Ç.S., D.S., dhe F.B., në bashkëkryerje, kanë shkaktuar lëndime trupore ndaj të dëmtuarit S.B.

“Të pandehurit Ç.S., D.S. dhe F.B., më datë 31.08.2024 rreth orës 15:50min, në Prizren, në rrugën “Wiliam Wolker”, pikërisht në parkingun e një Qendre Tregtare, në bashkëveprim i shkaktojnë lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmtojnë shëndetin  të dëmtuarit S.B.,  në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari ishte nisur për tek automjeti të cilin e kishte parkuar në oborrin e qendrës tregtare, është ndalur i pandehuri Ç.S., ku fillimisht kishte filluar konflikti verbal në mes tyre, pastaj Ç.S., e godet me kokë dhe aty ndërhyjnë edhe të pandehurit D.S., dhe F.B., të cilët me grushta e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me çka të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore, të përshkruara si në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Në përfundim të incidentit, Ç.S. dhe D.S. kanë kanosur të dëmtuarin me fjalët “s’ka me të nxan nata, kemi me të vra”, në prani të zyrtarëve policorë. Këto veprime kanë shkaktuar frikë dhe pasiguri tek i dëmtuari dhe për këtë arsye, janë akuzuar për veprën penale të “Kanosjes”.

Përveç kësaj, një kërkesë për paraburgim është parashtruar edhe për zyrtarin policor I.S., i cili më 31 gusht 2024, rreth orës 17:30, ka kanosur të dëmtuarin S.B. me kërcënime për privimin nga jeta në prani të hetuesit policor. Këto veprime janë të trajtuara si “Kanosje” sipas nenit 181 par.2 të KPRK-së.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews